Këtë e martë ka mbërritur në Tiranë Lord Justice Dingemans-Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze.

Ndalesën e parë për të shpalosur ndihmën britanike në drejtësi e pati në Ministrinë e Drejtësisë ku është takuar me ministrin Ulsi Manjën.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se këtë takim ministri Manja e ka komentuar duke deklaruar se “bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po njeh zhvillime të reja pozitive”.

Sipas tij ishte një takim produktiv me Ambasadorin britanik, Alastair King-Smith dhe delegacionin britanik të gjyqësorit, i kryesuar nga gjyqtari me eksperiencë, LJ Dingermans, ku diskutuan shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi.

Sipas ministrit Manja ndihma e britanikëve do të jetë në  forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Top Channel raporton se bëhet fjalë një programi të ri i financuar nga qeveria britanike, që do të shërbejë për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë në të avancuarin me çështjet që lidhen me hetimin e më pas gjykimin për pastrimin e parave, gjetjen dhe sekuestrimin e pronave të atyre shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.

Lord Justice Dingemans-Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze pjesë të vizitës në Tiranë ka edhe një takim me kreun e SPAK Altin Dumani.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA