“Foli tërmeti”, Bylykbashi ironizon Gjiknurin, Duma: Çfarë e pengoi maxhorancën të zbardhte aferat e PD?

28/05/2024 08:50

Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri janë për rezolutën antikorrupsion.

Duma: Çfarë e ka penguar maxhorancën t’i shkojë hetimit të atyre dy çështjeve

Gjiknuri: Qeveria në atë kohë sa kam qenë unë ministër ka bërë auditimet e nevojshme dhe janë prodhuar disa kallëzime penale, kur konstaton fakte të paligjshme ke detyrimin t’i drejtosh në këto organe.

Bylykbashi: Keni fshi portin e Durrësit e zhdukët, është aseti më gjigant që bën 4 hidrocentrale bashkë. Elefanti në dhomë është qeveria e korruptuar.

Gjiknuri: Shumë krime kanë kaluar pa u ndëshkuar se s’ka pas drejtës, të dal tek thelbi mos e degjenero bisedën, sot është hera e parë që po preken, kjo prekja është si një kimioterapi, ka një goditje të rëndë edhe një shokim të administratës, në këtë lëvizje tektonike do të ketë edhe dëme.

Bylykbashi: Po tërmete Damian.

Gjiknuri: Ju e lidhni tërmetin me zgjedhjet.

Bylykbashi: Foli tërmeti.

Gjiknuri: Por lëvizja teknike politike është më e gjerë,. Këtu ndryshojmë me të tjerët ne, të gjithë këto kanë pasoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA