Kanë kaluar pak ditë që nga përfundimi i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ku fituese u shpall aktorja Egla Ceno, e cila arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Siç ndodh çdo vit, është organizuar një festë me të gjithë konkurrentët pas përfundimit të këtij ‘reality show’.
Një prej të ftuarave në festën e organizuar me ishbanorët e “BBV3” por dhe figura të tjera të njohura, ka qenë dhe Erjola Doçi, një prej personazheve më të dashur dhe më të komentuar për publikun gjatë periudhës që ka qenë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Sot ajo feston ditën e lindjes dhe padiskutim një urim tepër të veçantë e ka marrë në ‘After Party-n’ e “Big Brother VIP”. Teksa këndonte në skenë, Fifi bashkë me pjesëmarrësit e tjerë kanë kënduar “Shumë Urime për Ty” posaçërisht për Erjolën.
View this post on Instagram
Top Channel