Rezoluta e PS, Flutura Açka: Këta që shkatërruan pragun e SPAK-ut me ligjin e Amnistisë Penale, do të luftojnē korrupsionin?!

27/05/2024 18:46

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka ka reaguar për rezolutën e PS, e cila u miratua me 67 vota pro në Kuvend. 

Açka ngre pikëpyetje për propozuesit, duke u shprehur se ‘do luftojnë korrupsionin ata të cilët kanë dhunuar institucionin e Parlamentit, kanë një grup parlamentar në burg, si dhe shkatërruan pragun e SPAK me amnistinë penale’.

“Nuk ka moral te njerëzit, të cilëve veprimet nuk iu përputhen me fjalët. Këta do të luftojnë korrupsionin?! Ky njeri që ka dhunuar krejtësisht institucionin e Parlamentit me të gjitha format, manipulimet, shpërdoret, korruptimet që ia jep pushteti, do të luftojë korrupsionin?!

Këta që tashmë kanë një grup më vete parlamentar në burg, që nuk mbajtën asnjë përgjegjësi për hienat e tyre të korruptuara, do të luftojnë korrupsionin?! Këta që në këta tre vite kaluan ligje nominale për miqtë e tyre, kaluan Buxhetin é vitit 2024 për 8 minuta, që kafshuan me ligje zonat e mbrojtura, do të luftojnë korrupsionin?!

Këta që shkatërruan pragun e SPAK-ut me ligjin e Amnistisë Penale, do të luftojnë korrupsionin?! Këta që luftojnë çdo deputet opozitar që nuk iu pëlqen me forma perfide, që i dhanë jetë rebelimit kinseopozitar me qëllimin për të shkatërruar Opozitë duke blerë në tregun e mallit të përdorur politik me qëllim që të sugurojnë pushtetin e tyre, do të luftojnë korrupsionin?!

Po të ishte një Rezolutë e drejtë, e moralshme, é vërtetë, e besueshme sot në Parlament do të kishte së paku një ambasador i Europës duke dëgjuar në llozhe. Asnjë, për be! Pse? Rezolutës hipokrite sot në Parlament!”-shkruan Açka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA