“Po dëboni shqiptarët”/ Gjekmarkaj në Kuvend: Opozita do ju heqë karriget nga ku po shkretëtoni këtë vend

27/05/2024 14:26

Edhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismën e Partisë Socialiste për të luftuar korrupsionin, duke u shprehur se ‘kjo inciativë është cinike dhe paradoksale, kur të korruptuarit na ftojnë të bëhemi më të ndershëm, kur të padrejtët na thonë jeta jonë ka kuptim vetëm për drejtësi’.

“Mbi rezolutën antikorrupsion Nëse në vjeshtën e vitit 2013 do të kisha qenë në këtë sallë, me përgjegjësinë e deputetit ndoshta nuk do kisha patur paragjykime të mëdha për një rezolutë si kjo e sotmja.

Një herë mendoj i duhet besuar gjithkujt, sepse mosbesimi po shndërrohet në virus për shoqërinë tonë. Besimi është virtyt , vlerë shoqëror , tradhtia ndaj tij ves. Bartësit e përsëritur të tij fajtor ndaj saj. Ju mund ta quanit edhe rezoluta e mirëqenies e mirëvajtjes e mirësisë kush po ju ndalon ?! Ju mund të bëni një rezolutë edhe për klimën globale, arinjtë polarë, pinguinët dhe vlerat ushqimore të krapit, i keni votat, bëjeni !

Ju po qeverisni kush ju ka penguar te mirë qeverisni mungesa e rezolutës?! Kush ju ka nxitur të vraponi nga skandali në skandal, nga hajdutëria ne hajdutëri, nga grabitja ne grabitje, ky tekst dy faqesh?!

Për ne që kemi jetuar në këtë vend prej 11 vitesh kjo iniciativë është paradoksi më sfidues, më cinik, më provokues kur keqqeverisjes na flasin për mirëqeverisje, kur të korruptuarit na ftojnë të bëhemi më të ndershëm, kur të padrejtët na thonë jeta jonë ka kuptim vetëm për drejtësi, kur të paditurit na akuzojnë për mungesë dijesh, kur tallavarexhinjet për mungesë sqime elitare?! Natyrisht duhet durim. Pasardhësit e atyre që të çonin në kamp përqendrimi, në depersonalizim, kufizim mendor e fizik, në inferioritet kombëtar nëse shfaqje iluzionin e Europes të japin leksione Europe, parabola integrimi me rezoluta të dizintegruara nga realiteti.

E vërteta zë rrënjë tek ndjesa. Shfaqni një herë të vetme humanizmin e pëndeses. Aty fillon konvertimi juaj në evropianë. Deri tani jeni jeniçerë të neokomunizmit.

Të paktën një prej jush të dalë ti kërkojë falje Europes dhe Amerikës me servilizmin që ju karakterizon kur ju duhet për gjithë atë pleh retorik që me dekada hodhën familjaret tuaj mbi ta, se jeni bij të dikujt, nipër të dikujt.
Ikni një herë të vetme, fshihuni nga krenaria kriminale e së shkuarës. Reflektimi mbi fajin është purifikues.
Hetuesit e komunizmit flasin për reformën ne drejtësi kjo mjafton si hije mbi te. Padronët e Kushtetutës e të institucioneve na flasin për harmoni e respektim të tyre kur sot Shqipëria të gjitha i ka formale, vetëm në letër. Ju mendoni se jeni individë?! Jeni vetëm biologjikisht edhe ju jeni letra në dorën e Padishahut.

Madje vendi ynë i ka në letër edhe të vërtetat e dhimbshme. Mbi to mazhoranca përçartet e qesh.

Shqipëria po boshatiset më shumë se shifrat zyrtare që japin. Shqiptaret po i dëbon Qeveria socialiste, Kryeministri, Edi Rama, keqeverisja që kurrë nuk bëhet mirë qeverisje, po i debojnë ministrat e tij me barkun lastik e kokën shinik, drejtorët e tyre dhe të tijet, kryebashkiakët zabërhan që hedhin miliona euro në fushatë për ti shumëzuar nga rrëmbimi i parasë publike, po i dëbon drejtësia e vonuar me 125 mijë dosje, të cilat kërkojnë 25 vjet për tu gjykuar, drejtësia, krahinore e korporative e cila arreston liderin e Opozitës pa akuzë, pa provë pa hetim.
Shqiptarët po i dëbojnë zyrat e shtetit duke i ikur detyrimit ku secila prej tyre duhet të japë drejtësi dhe asnjë prej tyre të mos lypë ryshfet.

Kryeministri Edi Rama shkon në Athinë e Milano për ti instrumentalizuar emigrantët në funksion të zgjedhjeve edhe pse ju ka mohuar të drejtën e votës për të zgjedhur. Unë thellë pertej asaj që me koshiencë ai ju përcjell mendoj se me subkoshiencë ju kërkon falje për dëbimin, eksodin ku e ku më të lartë se atë që Perandoria Otomane ju shkaktoi arbërve që ai dje i citoi.

Nacionalizmi po shndërrohet në strehën e rilindasve pa rilindje. Një qeveri, një Kryeministër , një mazhorance që qellim të vetem ka pushtetin e jo shtetin, forcën e sundimit dhe jo sundimin e ligjit, shuarjen dhe disentegrimin e opozitës , kontrollin autokratik e kapilar të shoqërisë me komisarët e patronazhimet dhe kumbarët e krimit nuk ka bazament etik të propozojë një rezolutë të tillë.

Ajo ka lidhje me këtë qeveri sa çka lidhje sulltan Abdyl Hamitin me Çurçillin, Enver Hoxha me Kenedin, kasapi me kirurgun, qytetari i zakonshem me kriminelin e pazakonshem. Por ajo ka lidhje të forta aq sa c’kanë inceneratoret me mafian, sterilizimet me hajdutet , zgjedhjet e vjedhura me 56 bandat e shpallura në ndjeke si dikur operacioni forca e ligjit, te cilet pasi u lajmëruan të ikin mund të rikthehen për të provuar të vjedhin të tjerat. Shqipëria sot ka vetem një institucion demokratik në sintoni me zemërimin e shoqërisë!

Ajo është vetëm Opozita, i vetmi institucion legal e moral edhe pse kerkoni t’ja rrëmbeni legalitetin në vitin elektoral. Opozita sot nuk ju voton kundër, nuk ju voton pro madje nuk ju voton fare në këtë genjeshter dhe hipokrizi te re, thjesht ju njeh autorësinë e gënjeshtrës, ju njeh pronësinë e paturpësisë, ju drejton gishtin për korrupsionin vanitoz, për pengimin e përdorimin e drejtësisë, për tribalizmin e institucioneve, për asgjësimin e demokracisë dhe pengimin e integrimit dhe së shpejti, ju heq karrigen ku jeni ulur nga maja e së cilës po shkretoni këtë vënd.”-u shpreh Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA