Konkurrimi i 13-të në natën finale të festivalit “Pjeter Gaci”, emocionoi të gjithë artdashësit në teatrin “Migjeni”.
Jo nga tingujt e Shopen, por nga madhështia në skenë e 16 vjeçares, Irem Krasniqi. E verbër, ajo performoi në piano një nga veprat me të vështira të muzikës.
Vajza nga Kosova, tastierën e pianos nuk arrin ta shikojë por atë e ka në mendjen dhe në zemrën e saj.
Për prindërit, humbja e shikimit të vajzës, 8 vite me parë, ishte momenti me i vështirë por nga Iremi po marrin mësime për jetën, çdo ditë.
Drejtuesi artistik i festivalit, njëherësh profesori i Universitetit të Arteve, Lorenc Radovani, tregon se si u befasuan nga talenti i vajzës.
Mes 200 të rinjve që morën pjese në festivalin “Pjeter Gaci”, Irem Krasniqi fitoi çmimin e publikut si me e preferuara ndërsa vendin e parë e meritoi Marla Hoxha.
Top Channel