“Pamje qesharake, valëvisni foton e shëmtuar të një personi non grata”, Balla i drejtohet opozitës: Thirrini mendjes! Lërini porositë e tij dhe votoni rezolutën

27/05/2024 14:38

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend për projektrezolutën për korrupsionin, i është drejtuar opozitës, duke i bërë thirrje që ta votojnë rezolutën.

Deputetë të opozitës, gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama, kanë krijuar kaos. Ministri e quajti qesharake këtë pamje, pasi në një seancë për reformat në korrupsion, thotë ai, valëzisin foton e një personi të shpallur non-grata nga ndërkombëtarët, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Balla: Nuk ka një pamje më qesharake për opozitën, kur Kuvendi është thirrur në një seancë e rrallë, për të diskutuar për angazhimin e përbashkët për reformat e korrupsionit, e ndërsa kryeministri flet mbi rezolutën, disa deputetë të opozitës valëvisin një fotografi të shëmtuar, të një personi të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania. Ai sot është nën akuzë zyrtare për korrupsion

(Opozita krijon zhurmë)

Jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Rezultatet deri tani janë vetëm fillimi, për t’i dhënë fund epokës së pandëshkueshmërisë. Disa prej jush janë ende në kohë të ndajnë veten nga epoka e vjetër.

Na duhet të thellojmë këtë revanç të nisur dhe duke ndarë ndëgjegjegjësinë që shërben si vlerë e shtuar e procesit të antarësimit në BE. Ka prej jush që bashkëndajnë vlerësimin tonë se në territorin e kësaj republike nuk mund të ketë as politikan të paprekshëm, as të fortë lagjesh mbi ligjin dhe qytetarët.

Nuk ka qenë e largët dita kur i shmangeshin drejtësisë, i ndalonte policia, ngrite akuza prokuroria, por gjykata i nxirrte nga dera e pasme, si nga dera e gjësë së gjallë.

Hetime komplekse me SPAK dhe juridiksionit të përgjithshëm po çmontojnë grupet e përfshira në grupin e organizuar. Iniciativa globale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar, në raportin 2023, Shqipëria ka shënuar progresin më të madh në rajon, duke ulur nivelin e kriminalitetit.

Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile: Në 2 vite janë 11.5 milion certifakte elektronike lëshuar te qytetarët, duke i kursyer miliona dhe kohë çdo qytetari për të përtuar këto shërbime, që 80% janë online, pa kontaktuar nënpunës të gjendjes civile.

Po ju them që deri në fund të këtij diskutimi do të arrini t’i shpëtoni porosisë që keni marrë nga fotografia që valëvitet për fatin tuaj të keq. Shpresoj që deri në orën 5 t’i thërrisni mendjes dhe të votoni rezolutën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA