“M’u duk si reklamë akulloresh”, Manja ironi me opozitën: Ore na thoni kush jeni?! Paradite me kollare luftoni korrupsionin, apo pasdite me bluza mbroni ‘monumentin e korrupsionit’?!

27/05/2024 15:25

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, nuk i ka kursyer ironitë ndaj opozitës nga foltorja e Kuvendit, teksa kërkohet që të votohet projektrezoluta e propozuar nga PS, kundër korrupsion.

Ai iu drejtua me pyetjen se cilët janë, ata që paradite luftojnë korrupsionin, apo ata pasdite të “rrugica e shpresës” mbrojnë “monumentin e korrupsionit”.

“Kisha bërë një fjalim por nuk dua ta lexoj atë fjalim… Ore ju jeni ata që luftoni korrupsionin paradite me llogje, apo ata që shkojnë pasdite te rrugica e shpresës pasdite.

Ore kush jeni se ju shoh sa me kollare kundër korrupsion dhe ca me bluza që mbroni monumentin e korrupsionit.

Na e thoni sinqerisht kush jeni, se nuk di me kë kap të bëj. Po dhe ti bini tavolinave dhe të vini ato tabelat aty…  që mu duk si çmim  akulloresh, vetëm se duhej të shkruanit ‘Free korrupsion’.

Reflektoni deri sa të vijë ora e votimit, se nuk kemi ndërmend ta lëmë Shqipërinë në duart e atij që do të luftojë korrupsionin, duke qenë monument korrupsioni”, tha ai ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA