Kryeministri Edi Rama është takuar sot me shqiptarët e Italisë, në vazhdën e tureve me diasporën.
Gjatë fjalës së tij ai “shigjetoi” Greqinë, duke thënë shqiptarët e Italisë nuk janë detyruar nga ky shtet që të ndërrojnë emrat.
“Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndanin histori të trishta dhe të pamundura, histori që e kanë vendin të peizazhe të zymta të shpirtit njerëzor. Me vuajtjet pa zë, në një kohë kur traumat e përpjekjes për t’u përshtatur quheshin domosdoshmëri e procesit të integrimit. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje.
Ne shqiptarët jemi përgjegjës të barabartë për të ardhmen e këtij kontinenti, një Europë që sot është e sfiduar si asnjëherë më parë. Nuk i ndërruat emrat si bashkatdhetarët tanë në Greqi, për një arsye që do mbetet njollë turpi, në historinë e shoqërisë demokratike”, tha Rama.
Top Channel