Milan ngec në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Salernitana-s, Giroud shënon në sfidën e fundit me “kuqezinjtë”

26/05/2024 00:23

Ndeshja ndaj Salernitana-s ishte e fundit për trajnerin Stefano Pioli dhe për sulmuesin Olivier Giroud si pjesë e Milan-it.

“Kuqezinjtë” ngecën në barazimi 3-3 ndaj Salernitana-s në takimin e javës së 38-të të Serie A.

Ishte Rafael Leao ai i cili zhbllokoi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 22’, pas gafës së portierit Fiorillo.

Ndërsa në minutën e 27’ Giroud realizoi një perlë të vërtetë, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën me “Djallin” dhe duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.

Pjesa e dytë e kësaj përballjeje solli më shumë gola, me Simy që shënoi golin e parë për miqtë në minutën e 64′.

Ndërsa në minutën e 77’ rrugën drejt rrjetës e gjeti Calabria, i cili i dhuroi golin e tretë Milan-it.

Kur u duk se ndeshja ishte drejt fundit, në minutën e 87’ Sambi rihapi sfidën.

Ndërsa vetëm dy minuta më pas Simy shënoi golin e tretë për Salernitana-n, duke bërë që pavarësisht rënies nga kategoria, të mos e mbyllnin sezonin me humbje.

Kështu Milan e mbyll sezonin 2023-2024 të Serie A si forcë e dytë me 75 pikë, teksa Salernitana e vendit të fundit e përfundon sezonin me 17 pikë./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA