Merret me punë ilegale? Françeska Murati flet për bashkëshortin: Ai ka një biznes që…

26/05/2024 22:45

Për shkak të veshjeve luksoze dhe të shtrenjta që Françeska ka veshur Brenda BBV3 është aluduar se bashkëshorti i saj mund të merret me punë ilegale në Angli.

E ftuar në “E Diell”, Françeska ka sqaruar një herë e mirë se burri i saj ka një biznes ku punojnë të dy dhe se vetë ajo ka pasur të ardhura mjaft të mira sepse ka punuar në disa kompani shumë të mëdha të Anglisë, në fushën e financës.

Argjira: Ne kemi parë disa komente për punën e Ergysit sepse normalisht ka ardhur edhe nga veshjet e tua që shqiptarët gjejnë direkt zgjidhjen, ku po i merr këto rrobat kaq të shtrenjta. Është aluduar për profesione të ndryshme. Tani çfarë profesioni ka ky djalë, na i trego një herë e përgjithmonë.

Françeska: Aludimet gjithmonë janë out fare. Nuk ka lidhje fare me ato gjëra që aludohet. Ergysi është një djalë i thjeshtë, kemi një biznesin tonë dhe ai punon aty. Por më vjen shumë keq që jam përfolur sikur më mban bashkëshorti. Unë në fakt, në shtëpi e kam përmendur disa herë karrierën time që kam patur për shumë vite në Britani dhe asnjëherë nuk ka dalë në media kjo gjë, që unë që 18 vjeç kam punuar, jam një vajzë që kam punuar për veten time, kam punuar në disa nga kompanitë më të mëdha në Britani në fushën e financës që kështu kam pasur një mbështetje shumë të madhe nga puna, nga karriera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA