Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Italia akuzave të opozitës, lidhur me takim e parë të zhvilluar me diasporën, atë në Greqi, ku u tha se stadiumi ishte mbushur me administratën e marrë me autobusë nga Tirana.
Rama u shpreh po ashtu se akuza e opozitës së nga vendi janë larguar 1 milion shqiptarë, është një gënjeshtër e ligë.
“Disa gojë thonin këto ditë që unë nuk duhej të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptarë. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të liga që ofenduan shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi ne det në atë përfaqim të Athinës.
Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë”, u shpreh ai.
Top Channel