Historia e trishtë, modelja me trupin e djegur merr pjesë në She’s on Top: Kur isha e vogël kam pasur një aksident…

26/05/2024 21:33

Një vajzë nga Bajram Curri është një ndër konkurrentet e “She’s on Top” në “E Diell” në Top Channel.

Ndryshe nga vajzat e tjera, Elfrida Hoxhja ka hequr të gjitha komplekset dhe për herë të parë ajo ka dalë me të shkurtra. Ajo tregon për jurinë e “She’s on Top” se kur ka qenë e vogël ka bërë një aksident dhe një pjesë e trupit të saj është djegur”. Tashmë ajo ka marrë guximin dhe të tregojë dhe pranojë veten ashtu si ajo është.

“Unë quhem Elfrida Hoxhaj, studioj në gjimnazin “Asim Vokshi”, jetoj në Bajram Curr. Është hera ime e parë që kam dalë me të shkurtra për shkak se unë kam pasur një aksident kur kam qenë e vogël dhe dua që nga kjo eksperiencë të kem më shumë besim tek pranimi i vetes sime kështu siç jam”, u shpreh konkurrentja e “She’s on Top”.

Ervin Kurti: Është një sfidë shumë e madhe tek ty, që nuk është tek zhveshja, por është me tepër tek…

Elfrida Hoxhaj: Tek guximi.

Ervin Kurti: Për ta dashur veten kështu siç je.

Elfrida Hoxhaj: Po.

Ervin Kurti: A është proces i vështirë?

Elfrida Hoxhaj: Po është i vështirë, por shpresoj që t’ja dalim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA