Steven Zhang nuk është më presidenti i Interit. 32-vjeçari kinez ka reaguar në rrjetet sociale pas transferimit të pronësisë së kampionëve të Italisë te fondi amerikan Oaktree, ku ndër të tjera shkruan:
“Lamtumirat nuk janë kurrë të lehta, sidomos kur duhet t’i thuash lamtumirë dikujt që dashuron. Në fillim të presidencës sime premtova se do ta ktheja Interin në krye, ku ka qenë gjithmonë.
Bota unike zikaltër më pranoi menjëherë, duke më mbushur me pasion, gëzim dhe shumë dashuri. Që atëherë jam rritur shumë në planin personal dhe do ju mbaj përgjithmonë në zemrën time.
Ylli i dytë legjendar është dëshmi e suksesit tonë. Pas investimeve të rëndësishme, Interi është shndërruar në një klub modern, inovativ dhe fitues.
Për mua ishte nderi më i madh i jetës sime. Forca Inter! Gjithmonë njëri prej jush, Steven”.
Top Channel