23/11 21:02
Gjatë kullotjes së bagëtive, Endri tregoi se ka pasur raste të vështira gjatë punës së tij.
Teksa bashkëbisedonte me Kristi Gongon për “Punë Pa Teka”, çobani tha se ujqërit afrohen shumë, duke shkaktuar edhe dëme.
“Do rrimë t’i shohim bagëtitë. Ka raste që vjen sulmon ujku. Qentë i kundërvihet ose i bërtasim ne. Vijnë nga 2-5 metra afër. I bërtasim që të ikë. Nuk kam ikur kurrë me vrap, për tu larguar.
Për një moment bëhet dëm i madh. Na bëri haranë. Brenda një ore ka vrarë dhjetëra krerë. Ai i vret dhe largohet, nuk i ha. Ka pasur raste që edhe kam rrezikuar me jetën”, tha Endri.
Top Channel