“Prindër rrëmbyes”, avokatja Brikena Kasmi në ‘Fol me Anila Hoxhën’: Shqipëria, parajsa e rrëmbimeve civile të fëmijëve

25/05/2024 20:57

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të humbur, në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

Pak javë më parë dy gjyshër rrëmbyen për pak ditë nipin tre vjeçar, një çështje që kthen edhe njëherë vëmendjen tek një problematika e marrjes së fëmijëve nga njëri prej prindërve, apo nga familja e origjinës së njërit prej partnerëve.

Brikena Kasmi, avokatja e rrjetit ndërkombëtar të avokateve të familjes thotë se Shqipëria cilësohet si parajsa e “ rrëmbimit civil”, kur fëmija sillet në Shqipëri proceset ecin ngadalë, ministria e drejtësisë ka vetëm rol informues dhe jo pale dhe është e vështirë të gjurmohet adresa e prindit rrëmbyes.

Anila Hoxha: Jemi me zonjën Brikena Kasmi e cila e ka studiuar mirë  problematikën e fëmijëve  dhe të miturve atëherë kur janë viktima, viktima nga një  proces divorci, në të cilën njëri nga prindërit rrëmben fëmijët dhe ky konsiderohet si një fenomen shqiptar por jo vetëm, megjithatë ka nevojë për t`u rregulluar në Shqipëri.Vërehet një numër i lartë fëmijësh të rrëmbyer nga një prej prindërve,viktima pastaj të çështjeve të ndryshme të cilat  ne do ti diskutojmë. Zonja Kasmi mirëmbrëma.

Brikena Kasmi: Mirëmbrëma Anila. Dhe shumë faleminderit që keni kapur këtë temë dhe përgëzime sepse ju jeni bërë vërtet me podcastin tuaj, zëri i viktimave ,viktimave të ndryshme të procese gjyqësore, por  jo vetëm të shoqërisë apo të padrejtësive sociale duke i kërkuar pushtetit llogari. Dhe është një mision  sublim që ju keni marrë. Ju përgëzoj për këtë.

Anila Hoxha:Faleminderit. Zonja Kasmi, ju keni kryer një studim për sa i takon `rrëmbimit civil` të fëmijëve. Ku konsiston ky studim, ku i keni marrë të dhënat?

Brikena Kasmi:Studimi në fakt ka filluar sepse unë bëj pjesë në Akademinë Ndërkombëtare të së Drejtës Familjare të Avokatëve të Familjes. Duke patur parasysh që vendi ynë është vend anëtar nga viti 2005 në Konventën e Hagës, për aspektet civile të rrëmbimit të  fëmijëve është i vetmi vend që nuk raporton asnjëherë në asnjë vit në këtë organizëm, në këtë Konventë. Për të filluar nga fillesa , në fund të vitit 2004 dhe përgjatë 2005, Ministria e Drejtësisë në atë kohë mori një nismë shumë të mirë për të aderuar dhe për ratifikuar  disa nisma ndërkombëtare, disa konventa ndërkombëtare, të cilat prekin disa nga problemet, të cilat shpesh në rutinën e përditshme, ndërkohë që diskutojmë hallet ekonomike të një vendi, nuk lihen mënjanë dhe nuk preken ashtu sic duhet apo  nuk marrin vëmendjen e duhur dhe e tillë janë  edhe aspektet civile të rrëmbimit të fëmijëve. Deri në atë kohë, ne nuk e njihnim këtë si aspekt civil, pra nuk ishin të njohur sepse ne ishim mjaftuar me parashikimet ligjore të Kodit Penal dhe diskutimi ishte gjithmonë që rrëmbimi i fëmijëve ndodhte vetëm në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore. Ndërkohë, shpesh edhe si juriste edhe gjatë punës që kemi bërë për aderimin dhe për  ratifikimin e kësaj konvente shpesh e ngatërronim si koncept juridik dhe nuk e kishim të  qartë fenomenin kur juristët e Hagës, pra kishin miratuar  këtë konventë që nga viti 1980, kur çiftet ndahen apo çiftet kanë  le të themi atë të konflikteve të tyre bashkëshortore dhe shpesh objekti i konfliktit apo  në qendër të konfliktit zhvendoset fëmija.

Anila Hoxha: Çfarë konstatuat ju në vitin 2005?

Brikena Kasmi: Ishte vënë re që me një kërcitje të lapsit, le të themi me një konflikt mes çiftit, njëri  nga dhe kryesisht  nëna, por njëri nga çifti ndodh që e bën edhe babai merr fëmijët në kushtet e presionit emocional ndaj çiftit tjetër dhe i zhvendos ata.

Anila Hoxha:Sa prezentë është edhe sot ky problem? Pra, `rrëmbimi civil`.

Brikena Kasmi: Është rritur është ngarkuar. Në qoftëse babai ka njoftuar autoritetet qendrore që përgjithësisht janë  të  ndryshme varet si specifikohet nga Konventa apo nga vendet anëtare. Për Shqipërinë është Ministria e Drejtësisë. Menjëherë alarmohet, pra  autoriteti qendror i cili ka detyrimin që brenda 24 orëve në maksimimun e 6 javëve duhet të kthejë fëmijën në habitatin  e përhershëm.  Shqipëria për fat të keq, në fakt  është bërë si `parajsa` e rrëmbimit.  Pra, ata që  duan tashmë, kam raste,  kam  hasur në praktikën time që edhe nëna italiane apo edhe nëna gjermane, kur duan të bëjnë diçka të tillë parajsën e rrëmbimit e kanë në Shqipëri.

Anila Hoxha:Që dmth. njëri nga prindërit është shqiptar apo…?

Brikena Kasmi: Që dmth. që transferohen. Nuk ka shumë rëndësi lidhja me Shqipërinë, por që transferojnë fëmijën për në Shqipëri për shkak se autoritetet gjyqësore shqiptare vonojnë në kthimin e fëmijës në habitatin, në vendbanimin e përhershëm.

Anila Hoxha: Keni të dhëna?Keni statistika që e cilësoni si `parajsa` e rrëmbimit të fëmijëve?

Brikena Kasmi:Po, statistikat ne i kemi . Unë në fakt i kam në përpunim statistikat për shkak edhe të volumit të ngritur të këtyre çështjeve në vitet e fundit.

Anila Hoxha:Nuk ka një instrument që të kontrollohet? Nuk njoftohen institucionet e huaja në këtë rast, ministria përkatëse e shtetit përkatës?

Brikena Kasmi:Ne kemi patur raste si në rastin e ministrisë greke e drejtësisë , nga ministria gjermane e drejtësisë,nga ministria italiane e drejtësisë të cilët menjëherë dërgojnë kërkesën brenda 24 orëve ministrisë tonë të drejtësisë. Ministria jonë e drejtësisë brenda 24 orëve është e detyruar që  tja paraqes gjykatës. Këtu, pastaj hasen probleme të tjera.Së pari, problemi i parë është që në procedura nuk njeh cilësinë proceduriale të Ministrisë së  Drejtësisë është kërkues aktiv apo pasiv. Me një njoftim që, në fakt unë do të thoja është totalisht i jashtëligjshëm dhe aty ka filluar problemi i parë, Ministria e Drejtësisë për shkak të mosgjetjes së një mekanizmi procedurial e ka vënë veten në një letër qarkore informative, gjykatave shqiptare duke iu thënë, `ne iu sjellim procese të tilla`.Por Ministria e Drejtësisë nuk merr pjesë në këto procese duke e lënë, do të thoja unë, procesin në mëshirë të fatit.

Anila Hoxha:Kush e ndjek?

Brikena Kasmi: Që dmth. është e detyrueshme që prindi më pas kërkues që  shpesh janë të huaj ose që është prindëri që ka ngelur jashtë, që është nga vendi i origjinës, vendi i origjinës nuk është Shqipëria. Shpeshherë është i detyruar të marrë një avokat privat dhe duke dashur për të marrë një avokat privat, më pas do të njihet edhe me proceset apo me problemet e tjera të procesit gjyqësor  shqiptar.

Anila Hoxha: Nga 2010 deri në 2024, sa çështje keni patur ju në fokus?

Brikena Kasmi: Ohuuuu, unë kam patur shumë në fakt, me thënë të drejtën. Nga 2010-2014, kishte gati 2-3 cështje në vit.

Anila Hoxha:Me çfarë objekti hapet seanca në këtë rast?

Brikena Kasmi:Është kthimi i detyrueshëm i fëmijës për shkak të mbajtjes ose largimit të padrejtë. Ka patur raste kur fëmija i është hequr nënës, le të themi nga autoritetet angleze për shkak të dhunës që bënte nëna. Nëna ka shkuar në institucion në mënyrë të paligjshme, e ka rrëmbyer fëmijën e vet dhe menjëherë është kthyer për në Shqipëri. 

Anila Hoxha: Kjo është një çështje që është në shqyrtim nga gjykata? 

Brikena Kasmi:Këto janë çështje që janë shqyrtuar nga autoritetet angleze për t`ia kthyer edhe njëherë autoriteteve angleze, institucionit, sepse autoritetet angleze e kanë marrë këtë fëmijë për shkak të dhunës që kishte ai fëmijë. Keni parasysh që shpesh nënat i marrin fëmijët edhe i vendosin në zonat e tyre, le të themi në vende, në fshatra, në vende, të cilat nuk gjendet adresa. Është shumë e vështirë për organet e rendit që të gjejnë njëherë të kontrollojnë, se  ku ndodhet ky fëmijë.

Anila Hoxha:Pse nuk ka një gjendje civile, një vend origjine?

Brikena Kasmi: Ne flasim kjo është një problem në dy aspekte. Problemi i parë është paligjshmëria, shpeshherë nënat i përfshijnë fëmijët me pasaporta të falsifikuara apo me pasaporta të tjera ose të paregjistruara fare në pikat kufitare.Kemi patur raste që babai e kërkoi.Babai ishte gjerman  kërkonte në Itali sepse dinte në fakt që vajza,  nëna ishte shqiptare,  por ishte e lindur dhe e rritur vetë në Itali. Nuk ishte më as nëna, nuk kishte më lidhje me  Shqipërinë.Kishte kontraktuar një dedektiv privat gjerman i cili kishte kaluar gati 40 ditë nga jugu në veri të Italisë për të gjetur me ato  mundësitë e tij.

Anila Hoxha:Se ku fshihej fëmija? 

Brikena Kasmi:Deri sa, në një nga kontaktet me avokatin gjerman, avokati   kishte dëgjuar për `parajsën`shqiptare sepse kështu i thonë tashmë në rrjetin e avokatëve, kështu i themi parajsa shqiptare ose shpeshherë i themi `turizmi` i rrëmbimit pra. Në qoftëse, ne kemi një turizëm për dentistët, për dhëmbët,  kemi edhe një turizëm dmth. rrëmbimi fëmijësh. E kishte kthyer në Shqipëri dhe u bë një punë kolosale për të gjetur ekzaktësisht në çfarë vendi.

Anila Hoxha:E para, është pamundësia për të gjurmuar se ku është fëmija, lehtësia që fëmija të hyjë . Po si lejohet në pikat kufitare të huaja të udhëtojë ky fëmijë pa njërin prej prindërve?

Brikena Kasmi: Ka të ngjarë ndodh edhe mes cifteve që shpesh babai ose nëna kemi patur edhe raste kur e ka bërë babai këtë, manipulojnë në çift ose mashtrojnë në çift  dhe sidomos kur kanë familjarë në Shqipëri dhe thonë që do shkojmë për 10( dhjetë) ditë dhe marrin ato deklaratat që ju ndoshta e keni dëgjuar nga prindëri tjetër që duhet të…

Anila Hoxha:Pra, Shqipëria ndryshoi dhe sofistikoi ligjin pak vite më parë pikërisht për këtë arsye. Për shkak se disa prindë , njëri nga prindërit largohet me njërin nga fëmijët dhe nuk kthehet. Rasti më i rëndë ishte ai i dy fëmijëve të vegjël, fëmijëve të familjes Dumani,  Evës dhe vëllait të saj, Endrit, të cilët u larguan mbasi babai i tyre, i cili  ndërroi jetë në Siri gjatë luftimeve ekstremiste paraqiti në pikën kufitare të Rinasit pikërisht një dokument noterial në të cilën nëna i jepte  pëlqimin për udhëtimin e përkohshëm. Ajo ishte mashtruar sikurse thoni ju për një udhëtim afatshkurtër drejt Turqisë, por në fakt fëmijët u dërguan deri në Siri,  ku vajza në moshë madhore tanimë, ende nuk është kthyer. Po ju, thoni sakaq, se  ne konsiderohemi  si `parajsa` e cështjeve të fëmijëve, në këtë `luftën civile`, që mund të jenë prindërit  e divorcuar,  mund të jenë edhe partnerë në bashkëjetesë apo …?

Brikena Kasmi:Sepse do të thoja mekanizmat e veprimit të shpejtë mungojnë në Shqipëri.

Anila Hoxha:Përmendët moseficencën , pra mosreagimin në kohë për adresimin e gjetjes të fëmijëve, përmendët sakaq moskoordinimin dhe e treta është drejtësia e munguar apo jemi më shumë tek kjo pjesa që nuk është vetëm zvarritja nuk është vetëm fluksi? Por nuk kemi një palë në proces? Si duhet të rregullohet kjo? Pra, Ministria e Drejtësisë është vetëm një informator?

Brikena Kasmi: Bullgaria ka modelin më të mirë të mundshëm që ne e ndamë jo më larg se para 1( një) jave. Kishim një konferencë online. Në Sofie është bërë një gjykatë e specializuar në lidhje vetëm me rastet e rrëmbimit të fëmijëve. Nuk ndodh, që ata të kalojnë 6 javëshin e Konventës.Shteti i alokon ndihmë juridike fëmijëve, në raste të tilla i atashon, pra, me detyrim një avokat nën ndihmën juridike shtetërore për të mbrojtur ekzaktësisht interesin  më të lartë të fëmijëve. Ne kemi patur një fëmijë në vitin 2016, në mos gaboj, ose në vitin 2015, i cili erdhi 6 vjeç nga Athina dhe ai nuk dinte asnjë fjalë shqip. Dmth. ai ishte rritur në fakt, babai ishte grek,  nëna ishte shqiptare. Të dy kishin situara të tilla, nuk ishin le të themi prindërit më të mirë të mundshëm, por ai kishte një gjyshe që ishte  me origjinë nga Shqipëria, por greke. Dhe ishte rritur me gjyshen. Dhe gjyshja bënte çmos për të. Në fakt kërkuam se sipas Konventës nuk mund të ishte gjyshja,  por babai, por në të vërtetë të gjithë procesin  e shtynte gjyshja.Por deri  6 vjeç, ai nuk dinte asnjë gjë për Shqipërinë. Gjykata, kjo është për shkak se vetë Konventa thotë `në qoftëse  interesi më i lartë i fëmijëve është që ai të mos zhvendoset më shumë se një vit`. Në qoftëse se procesi gjyqësor kalon kohën automatikisht 1(një) vit do të thotë se fëmija është zhvendosur tashmë dhe me dashje pa dashje keq apo mirë ka filluar një jetë të re është integruar në një komunitet tjetër. Pra, ne kemi patur raste të cilët  babai është shkëputur nga Anglia dhe kur ne i themi bashkë edhe avokati tjetër` ti kuptoje sa do të urrejnë fëmijët e tu, më tutje,  më vonë`. Ata ishin  fëmijë të lindur në Angli.Gjykata e Tiranës,në fakt bëri një punë shumë të mirë bindëse në seancën e parë, ia bëri të qartë `se kjo që ke bërë ti, nuk gjen shpëtim. Pra, unë nuk kam mundësi që të shkel ligjin për ju`. Ia shpjegoi ekzaktësisht, pavarësisht problemeve që ai kërkoi jo të  hetohet kjo, të hetohet dhuna etj. Shumë probleme të tjera, në fund babai për 24 orë të tjera, pra  me këtë komunikim që pati me gjykatën në sallë gjyqi i bleu biletën dhe i ktheu vetë.

Anila Hoxha: Me vendim gjyqësor?

Brikena Kasmi:Jo, nuk priti më për vendim gjyqësor.Vendimi gjyqësor që ne të presim Anila ka afate të jashtëzakonshme.Sepse kjo si procedurë nuk mbështetet , Konventa ka një mospërputhje me Kodin e Procedurës Civile . Kodi i Procedurës Civile nuk njeh gjykime të përshpejtuara në  lidhje me këtë çështje që dmth. nuk njeh gjykime 6 javore. Vërtet Konventa thotë 6 javë, por palët kanë të drejtën e ankimit ata shkojnë në procese gjyqësore.Palët shpesh kërkojnë ekspertë, kërkojnë psikologë. Kemi patur raste që kërkojnë edhe ekspertë të përdorimit të substancave narkotike dhe kanë  pasur shpeshherë.Unë kam patur një rast që pala kërkoi 6(gjashtë) ekspertë dmth. edhe financiar për të ardhurat, pavarësisht se babai i thoshte `që unë i mbyll tani në llogari bankare disa të ardhura` edhe pse Konventa thotë  që largimi nga prindërit nuk është pamjaftueshmëria ekonomike e thonë të tëra Konventat, edhe  ligji jonë `Për të drejtat e fëmijëve` thotë që `pamjaftueshmëria ekonomike nuk është shkak për t`a larguar nga prindërit`. Megjithatë, gjykata në panjohje të ligjit, në fakt sepse nuk mund të them ndryshe vendosi ekspertë kontabël që të hetonte sesa para kishte ai në Gjermani .Pra, në lexim të Konventës, nga 6 javë u bë 6 vjet.

Anila Hoxha: Si rregullohet? Duhet një ligj tjetër? 

Brikena Kasmi: Një nga shembujt më të mirë të mundshëm është Amerika .Ata kanë Amber Alert në një moment të caktuar që prindi thotë `që prindi tjetër ka rrëmbyer fëmijën` gjithë komuniteti i shkon mesazh në celular automatikisht dhe kjo bëhet shumë kollaj dhe gjithë komuniteti angazhohet ekzaktësisht për ta kthyer edhe njëherë.Nqs. ata e shikojnë në rrugë nuk e ndihmojnë sepse është në sistem. Një rast tjetër i dytë është regjistri publik i fëmijëve të rrëmbyer, pra, menjëherë futet në regjistër dhe mundet njerëzit ta kontrollojnë sigurisht  mbi bazën e mbrojtjes së të dhënave të privatësisë të fëmijës dhe të dhënave personale.

Anila Hoxha: Është një fëmijëri e re por që  është një fëmijëri  që lë traumat e saj. Ju falënderoj shumë zonja Kasmi. 

Brikena Kasmi: Faleminderit ju.

Top Channel