FOTO/ Shtatë pako nën sediljen e shoferit, lënda narkotike ishte paketuar me qese vakumi për të shpëtuar nga qentë anti-drogë

25/05/2024 09:15

Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një fugon me targa angleze, pas dyshimeve për sende të paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se furgoni i mallrave kishte të fshehura 7 pako kokainë nën sediljen e shoferit. 

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, duke iu referuar burimeve policore thotë se gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash. Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për mos t’u kuptuar nga qentë anti-droge.

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Çuni, ndërkohë që po vijojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku. Ata rezultojnë të jenë kushërinj, djem tezesh.

Top Channel mëson se furgoni ku u gjet kokaina i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, e cila transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri. Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

Për rastin hetimet donte zhvillohen në të dy vendet. Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit ka njoftuar homologët anglez për të marrë më shumë të dhëna se kush qëndron pas kompaninë “Bledi Trans” e cila rezulton e regjistruar në Angli.

Top Channel