“Fëmijëri e humbur”/ Në podcastin “Fol me Anila Hoxhën”, publikohen emrat e 18 fëmijëve të zhdukur! Nga Bleona Mata te Julian Cela

25/05/2024 19:20

Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

16 fëmijë janë shpallur të humbur nga Interpoli. Disa prej tyre janë deklaruar të humbur pasi  njëri nga prindërit i ka rrëmbyer. Ndërsa për të tjerët nuk dihet asgjë . Ata quhen Juliana Hoxha ishte shtatë vjeçe kur humbi në 1992.

Xhevahir  Gezdari, 12 vjeç, humbi në 1995. Djali i një zyrtari të antiterrorit në shërbimin sekret,  Julian Çela 10 vjeç u deklarua zyrtarisht i humbur në 2013, Eva Dumani  në 2014 ishte 9 vjeç, u rrëmbye bashkë me të vëllain nga i ati duke u dërguar me luftime në Siri.

Aleksandër Nikolli ishte 13 vjeç në 1998, Noel Musa, nëntë vjeç  në 2019, Arisa Barci 13 vjeçe, shpallur e humbur në 2019, tre fëmijët Kledi , Robert dhe Amelia Peshpali përkatësisht përkatësisht  12, 11 dhe 4 vjeç u deklaruan të humbur nga Interpol në 2019.

Artur Carja ishte nëntë vjet kur u shpall i humbur, Blerta Selaj humbi në 1999 dhe ishte tre vjeçe, Bleona Mataj ishte 6 vjeçe  dhe u deklarua e humbur në 2010 , Elson Lleshi  10 vjeç  humbi në 2009  dhe dy fëmijët Jon dhe Janina Gashi  6 dhe 4 vjeç  u futën në listën e interpolit sit ë humbur në 2015.

Top Channel