E rëndë në Librazhd! Pas dhunës së bashkëshortit, gruaja tenton të vetëvritet, konsumon pesticide! Bie në pranga 43-vjeçari

25/05/2024 11:58

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të shtunë në Librazhd.

Dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike të bashkëshortit, një grua ka konsumuar pesticide.

Pas ngjarjes, S. K., 43 vjeç ra në prangat e policisë dhe mbi të rëndon vepra penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e gruas, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel