Gjysmëfinalistja e Big Brother VIP 3, Françeska Murati, njihet tashmë edhe për videot e saj virale, gjatë qëndrimit në shtëpi.
Një ndër to është “të hëngsha prillin unë ty”, në një bisedë me Eglën apo ajo e deklaratës për bashkëshortin “ka ‘dorinën’ jashtë”, momente që u bënë virale kudo nëpër rrjet.
“Unë nuk e kisha idenë fare. Në momentin e parë që kam dalë nga shtëpia dhe dikush më priti jashtë, më tha një fjali nga ato me spec që kam thënë, ngela e thashë ça pati ky që ma tha. ‘Hë mo prillo si je?’“, tregon ajo.
E ftuar në Wake UP, mes të tjerash, ajo tregoi se bashkëshorti i saj i ka pritur këto komente, ndërsa zbuloi se çfarë ishte fjalia e parë që i tha kur e takoi.
“Sa kam hyrë në makinë me bashkëshortin më tha ‘zemra ime je bërë virale’. Unë e shokuar totale”, tregoi Françeska.
Top Channel