Një koloni e piktorëve nga e gjithë Europa, me drejtues Saimir Ahmetin, çelën ekspozitën e tyre të pikturave: “Shkodra International Art Residence”.
Në oborrin e muzeut historik “Oso Kuka”, artistët u paraqitën me veprat e tyre më të mira.
“Në këtë pikturë flas për vështirësitë që hasin gratë. Kjo është tema ime, vuajtjet e femrave dhe ky është mesazhi që duhet të perçojmë sot. Më pëlqen shumë Shqipëria. Sa herë që vij, gëzohem sepse tani kam shumë miq. Është një eksperiencë shumë e bukur këtu. Gjithçka është fantastike”, u shpreh piktorja Anita Moloscalco.
Kuratori dhe drejtuesi i kolonisë se piktoreve, Saimir Ahmeti, thotë se kjo ekspozitë është një ballafaqim i shkollave të ndryshme të artit në Europë.
“Shkodra International Art Residence” u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe nga Bashkia e Shkodrës. Për disa nga piktorët, u shpërndanë edhe “Çertifikata Mirënjohjeje” për punën e tyre.
Top Channel