“Ka pasur sjellje arrogante, gënjeu pasi…”, flet avokati i 48-vjeçarit që u la në burg për incest: Vajza e pranoi se nuk është e vërtetë! Gjykimi i njëanshëm

24/05/2024 15:46

Pas vendimit të gjykatës për ta lënë në burg, avokati i Bledar Rakos, 48-vjeçarit që akuzohet nga e bijë për përdhunim, u shpreh për gazetarët se kjo akuzë është e pavërtetë.

Ai deklaroi se vetë 15-vjeçarja ka deklaruar se ka gënjyer në një moment grindjeje me të atin, ndërsa në aktin e ekspertizës, e mitur rezulton se nuk është abuzuar dhe se është e defloruar.

Avokati tha se gjykata nuk lejoi që në seancë të marrë pjesë as nëna as vajza, duke e cilësuar si një veprim të njëanshëm për të mos marrë deklarimet e tyre.

“Ata kishin dëshirë të futen në sallë ata i përzunë. Unë them se e bënë në mënyrë të njëanshme që të mos administroheshin deklarimet e nënës dhe vajzës në lidhje me të vërtetën e ngjarjes pasi deklarimet janë marrë nga katër oficerë të ndryshëm, në mënyrë sugjestive, ato pjesë që implikonin babanë për të kërkuar me çdo kushte arrestin ndaj babait.

Nënë e bijë e mohuan. Vajza ka deklaruar se ky veprim është bërë në mënyrë të pamatur dhe në një moment grindjeje. Ka një specifikë, duke qenë që në klasë të tretë ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale ka qenë pak e përkëdhelur nga prindërit, dhe kjo ka sjellë dhe një lloj sjelljeje arrogante me të atin. Dhe kur babai nuk ia lejoi më këtë, reagoi në këtë mënyrë. Do ishte mire që ajo të kishte marrë pjesë sot në seancë.

Në aktin e ekspertizës ka rezultuar se vajza ka qenë e defloruar. Këto janë çështje aq të mprehta sa zien opinioni, dhe ti nuk ke rezultatin e administruar?! Ekspertiza i rrëzon të gjitha. Gjendja e babait është e rënduar, ka gjithë Shqipërinë në kurriz për veprimin, se s’ka veprim më të tmerrshëm po të ishte i vërtetë. Ngaqë nuk është e vërtetë më ka në krah. Vajza ishte e qetë, tentonte të merrte pjesë në gjykim. Të urdhri i mbrojtjes deklaruan se nuk duan ta marrin”, u shpreh avokati.

 

Top Channel