EMRAT/ Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, dy të rinjtë nxjerrin armët pas konfliktit të çastit në lokal

24/05/2024 09:50

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale, pasi dy të rinjtë  Alfred Palushaj, 32 vjeç, dhe Gerion Trokalaj, 26 vjeç, pas një konflikti të çastit në një lokal në Vaun e Dejës, kanë kanosur njëri-tjetrin me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel