Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi u përfshi në një debat në studion e “Top Story” me drejtorin e Departamentit të Informacionit në Top Channel, për dosjen e SPAK, “Metamorfoza 2”, ku u lëshuan 50 urdhërarreste.
Klosi thotë se personave të lidhur me krimin e organizuar në vend po u jepet më shumë rëndësi seç duhet, ndërsa përplasja erdhi pas pyetjes se a është e lidhur politika me këto personazhe. Nga megaoperacioni i SPAK pas transkriptimeve të bisedave në SKY, u shpall në kërkim ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka.
Klosi: Duhet diskutuar më shumë për ekonominë. Dalin përgjime të disa grupeve kriminale, ne hyjmë se çfarë kanë shkruar ata natën, të droguar apo nga burgjet.
Grida Duma: Janë të lidhura me politikën?
Klosi: Është diskutim tjetër..
Rakipllari: Ça të diskutojmë? Njëri nga ata është deputet i PS, tjetri është vëllai i deputeti të PS që ke ti
Klosi: Ajo që doli jam kundra që t’i gjëmojmë kaq shumë, i bëjmë të gjitha sikur kanë ndodhur. Bandat, kur vjen puna te krimi janë bashkë. Nuk kanë një linjë të caktuar, ka më shumë diskutim për ata, më shumë se ç’kanë ndikim ata vërtet.
Rakipllari: Tre nga ata i ke pasur në grup parlamentar
Klosi: Kush janë? Një kemi pasur…
Rakipllari: Rrajën se ke pasur ti?
Klosi: I kam pasur përballë
Rakipllari: Kë ata të Vangjush Dakos? Avdylajt?
Klosi: Avdylajt i kam pasur përballë
Rakipllari: Si i ke pasur përballë, ata ishin me Dakon
Klosi: Kur kam bërë fushatë në Durrës, në 2013
Rakipllari: Kur ishe në opozitë? Kur erdhe në pushtet erdhën me ty, pra ata shkojnë në çdo pushtet. Rrajat nuk kanë qenë me PS?
Klosi: Kanë qenë, por nuk janë më
Rakipllari: Vëllai i këtij deputeti që ke tani është?
Klosi: S’ka lidhje vëllai. Është kollaj ta orientojmë diskutimin, por në realitet ata banda nuk kanë lidhje me politikën, bëjnë punën e tyre
Rakipllari: Si nuk paska lidhje me politikën?
Klosi: Kur vjen puna te krimi nuk ka lidhje politika.
Top Channel