Shoferi pëson arrest kardiak teksa drejtonte mjetin në “Lezhë-Milot”, furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari
23/05/2024 10:37
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, me pasojë vdekjen e shoferit 50-vjeçar.
Burime nga policia bëjnë me dije se shoferi ka qenë duke drejtuar një furgon të një prej ministrive, ndërsa gjatë rrugës dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Si pasojë mjeti ka mundur drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Sakaq, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Top Channel