“Nuk është propagandë”/ Klosi flet për mitingun e Milanos, Dash Shehi: Ja pse emigrantët do të votojnë kundër qeverisë

23/05/2024 21:13

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi foli në “Top Story” për takimin e ardhshëm të kryeministrit Edi Rama me diasporën, këtë të diel në Milano.

“Nuk është propagandë, është pjesë e agjendës politike. Për reformën zgjedhore vazhdon grupi që negocion ku një nga temat kryesore ishte vota e emigrantëve”-u shpreh Klosi.

Dashamir Shehi nga ana tjetër e cilësoi propagandë këtë takim, ndërsa renditi arsyet sipas tij se pse emigrantët nuk do t’i japin një mandat të katërt qeverisë Rama.

Kjo është shtyrja përtej propagandës, dalim dhe përtej territorit të Shqipërisë së janë mundësitë. Ka dhe një nivel patriotizmi, po vjen kryeministri i vendit, flamuri vet. Ajo që është bazë, qëllimi i PS, thjesht propagandë. Kjo është aq e vërtetë sa edhe Edi Rama vetë nuk e donte votën e emigrantëve. A do votojnë për ne, tashmë janë bërë dashamirës për votën e emigrantëve, thotë ore na dashkan ne. Unë kam thënë para 15 vite që emigrantët duhet të votojnë. Të gjithë kanë dyshimin se kush do e kontrollojë votën, ajo salla atje në Greqi, s’janë me PS.

Një emigrant voton më i lirë se një shtetas shqiptar se nuk punon në administratë, nuk ka frikën e shtetit se i ka dal për zot vetes. Janë një gjendje më të mirë ekonomike se shqiptarët, nuk blihen si këtu. Qofshin edhe paarsimuar, jetojnë në një vend më demokratik sesa këtu. Atje në Angli ndërrohen kryeministrat çdo gjashtë muaj, nuk janë nën presion. Tani a votojnë për opozitën, a maxhorancën, kjo është e drejta e tyre, por unë jam i sigurt që do votojnë për opozitën se s’duan që të jetë një udhëheqës 16 vjet”-u shpreh Dash Shehi.

Top Channel