Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, në një lidhje direkte për ‘Top Story’, dha detaje për dosjen prej 35 faqesh ku tregohen mekanizmat se kush e inicioi ndëshkimin për liderin historik të PD, Sali Berisha.
Gazetari u pyet nga moderatorja Grida Duma se cilët janë non-gratat e tjerë të Britanisë së Madhe. Veliu tha se politika e Britanisë është të jetë hermetike.
“Z. Berisha edhe kur është në pozita të vështira, tenton t’i kthejë ne favorin e tij, Kështu ka bërë jo vetëm me këtë apel që u zhvillua gjatë muajit mars. Sekretarja britanike Shtetit i dërgoi njoftimin jo publikisht më datë 12 korrik 2022 dhe tre ditë më pas z. Berisha në mënyrë vullnetare doli nga selia e PD dhe tregoi që i ishte ndaluar hyrja në Britanisë e Madhe. Ne dokumentin e siguruar nga TCH thuhet e Britania e Madhe i ka ndaluar hyrjen politikanëve nga e majta dhe e djathta, e bën këtë në mënyrë jo publike, ndryshe nga SHBA.
Nuk ka as emra as numra, pavarësisht se në momentin e dy viteve më parë kur u mësua që Berishës iu ndalua hyrje, në mënyrë hermetike institucionet refuzojnë të tregojnë cilët janë këta persona. Është politikë e Britanisë së Madhe, kanë zgjedhur pasi i druhen të tilla proceseve gjyqësore si ky i Berishës, si dhe për të mos dëmtuar reputacionin se çfarë do ndodhë me këta persona që mund të jenë subjekte të drejtësisë në vendin e tyre”-u shpreh gazetari Top Channel.
Top Channel