Detajet e reja në “Top Story”, gazetari: Janë mbi 130 video që SPAK po i sheh, pajisja përgjuese…
Një 24-vjeçar humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në fshatin Brataj të Selenicës, teksa punonte në gurore, ndërkohë më pas është vënë në pranga drejtuesi teknik.
“E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore”, njoftoi policia.
Jurgen Veshi, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.
Top Channel