
Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte sot në Komisionin e Ligjeve ku ka paraqitur raportin vjetor për punën e Prokurorisë së Posaçme.
Ai foli për grupet kriminale në vend dhe veçoritë e tyre.
“Disa prej veçorive, anëtarësi 15-25 personash, aktivitet polikriminal, dhuna për kontroll, përfshirje e femrave në pozicione dytësore, konvertim i parave në kriptovaluta, vrasje me pagesë. Operojnë përmes callcenterave, mashtrojnë shtetas të huaj. Bashkëpunimi me bizneset për pastrimin e parave.
Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin jashtë, por bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte”, u shpreh ai ndër të tjera.
Top Channel