Është vënë në pranga administratori i minierës në të cilën humbi jetën 29-vjeçari Armond Peshku dhe u plagos kolegu i tij.

Prangat i janë vënë 38-vjeçarit me iniciale G. P., banues në Bulqizë.

“Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar”, njoftoi policia.

Minatori humbi jetën gjatë punës në një galeri kromi, në fshatin Thekën të Martaneshit, ku gjatë procesit u shemb një masiv gurësh.

Gurët zunë poshtë të dy vagonistët, por 29-vjeçari nuk arritur të mbijetojë.

“Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galeri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas”, thuhet në njoftim.

40-vjeçari Hajdar Bala vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA