
Altin Dumani, kreu i SPAK, i është përgjigjur pyetjeve të deputetit të PD Dashnor Sula, gjatë raportimit të tij sot në Komisionin e Ligjeve lidhur me punën e bërë nga Prokuroria e Posaçme.
Sula e pyeti nëse ka nisur procedim ndaj Erion Veliajt, teksa Dumani ka deklaruar se për këtë pyetje nuk jep përgjigje. Ndërkohë Sula e pyetur edhe lidhur me një deklaratë të Veliajt, kur tha se janë kolegë, teksa Dumani u shpreh se kolegë ka vetëm prokurorët e SPAK dhe hetuesit e BKH.
“A ka nisur një procedim ndaj Veliajt? A e keni koleg”, iu drejtua ndër të tjera Sula Dumanit.
“Lidhur me pyetjen a ka filluar procedim penal për Veliajn në SPAK, kësaj pyetje nuk i jap përgjigje, as për ju as mediat sepse është cështje hetimi. Sa i takon çështjes kolegë apo jo kolegë, ne kemi kolegë vetëm njëri-tjetrin në SPAK dhe hetuesit e BKH-së”, u shpreh Dumani.
Top Channel