U rikthye në fushë pas shtatë muajsh, Fagioli: Çfarë emocioni, më kanë kritikuar shumë!

21/05/2024 15:34

Pas shtatë muajsh jashtë fushave për shkak të vendosjes së basteve ilegale, Nicolo Fagioli, mesfushori i Juventus u rikthye të luajë me bardhezinjtë në ndeshjen e përfunduar 3-3 në transfertë ndaj Bolognas.

23-vjeçari u aktivizua në minutën e 71 nga trajneri Paolo Montero teksa pas ndeshjes, mesfushori nëpërmjet rrjeteve sociale shprehu të gjithë lumturinë e tij për rikthimin pas një kohe vërtet të gjatë.

“Një emocion i madh të rikthehem në fushë dhe të bëj atë që dua, atë që gjithmonë kam dashur. Ishin shtatë muaj të gjatë dhe të komplikuar, shumë vuajtje. Por, pati edhe kritika ashtu siç pati edhe mbështetje. Tani është koha që të flas sërish fusha. I dua këto ngjyra, ju falenderoj të gjithëve”, mbylli komentin e tij Fagioli./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA