Gazetarja e TCH Anila Hoxha, e ftuar në Top Story për dosjen “Metamorfoza 2” që zbuloi lidhjet mes personave të botës së krimit, tregoi fakte të reja për disa prej tyre.
Për dy ndër më të përfolurit, Emiljano Shullazi dhe Ervis Martinaj, gazetarja tregon se çfarë detaji u zbulua nga përgjimet e SPAK.
“Është paradoklase mënyra sesi përshkruhet Emiljano Shullazi në përshkrimet e të tejrëve. Në një moment Ervis Martinaj thotë në një moment që ‘ai doli jashtë loje’ se futet në 41 biss, një regjim që instalohet në gusht 2020 dhe lojën e marrin këta të tjerët. Ata ishin partnerët sepse kërkon heqjen nga loja të Durim Bamit”, tregon gazetarja.
Për këtë të fundit, Hoxha tregon se Bami e nisi si i akuzuar për armëmbajteje dhe se ishte personazh që përfundoi i dënuar për kallëzim të rremë.
“Para disa vitesh ka pasur një studim që konsideroheshin si klane mafioze në Shqipëri, duhet të japim një përgjigje si kanë evoluar këto klane”, tha gazetarja.
Top Channel