Masakroi për vdekje nënën e dy fëmijëve të tij, shqiptari “kthen pllakë”: Kam bërë gabim, jam penduar 

20/05/2024 14:33

Ndryshe nga deklarata e parë menjëherë pas krimit, këtë të hënë 50-vjeçar shqiptar i cili masakroi për vdekje të shoqen në Greqi, ka deklaruara para trupës gjykuese se është penduar dhe se ka bërë një gabim të madh.

Sipas mediave greke Eduart Danaj ka deklaruar: Kam bërë një gabim të madh dhe jam penduar që në momentin e parë për atë që kam bërë. Unë rrëfej gjithçka dhe në këtë fazë nuk do të shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore.

Ndërkohë ka mohuar se nuk i ka dhënë leje të birit të mitur që të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij.

 

 

 

Top Channel