Avokati Gentjan Rumano, i pyetur për megaoperacionin “Metamorfoza”, u shpreh se grupet kriminale kanë qenë gjithnjë aktive, por vetëm përgjimet e nxjerra nga SKY EncroChat arirtën t’i nxirrnin në dritë.
Sipas tij, nuk duhet të mbivlerësohet puna e SPAK, por e rëndësishme është beteja ligjore. Rumano tha se grupet kriminale kanë lënë shumë gjurmë, duke besuar se bisedat në SKY nuk do të dekriptoheshin kurrë.
“Gjithë kjo histori konsiderohet sukses i SPAK, por këto grupe aty kanë qenë. SPAK ka 5 vite, ka qenë më parë një tjetër strukturë e posaçme. Duhet të vinte e gjithë platforma SKY dhe të viheshin në lëvizje strukturat e Policisë së Shtetit. Nëse do ta vlerësonim shumën e sekuestruar, në pamje të parë është e madhe. Por krahasuar edhe me sekuestrimet të tjera, e rëndësishme është reklama e madhe që bën struktura e posaçme për këtë operacion. Aty i kanë pasur, ishin të detyruar të merrnin SKY dhe më pas dolën këto të dhëna. Por më parë, çfarë ka bërë kjo strukturë e posaçme. Është për t’u parë mënyra e hetimit. Kanë marrë disa përgjime nga SKY, këto janë hedhur në letër dhe SPAK fillon procedurat. Nuk duhet ta mbivlerësojmë. Unë do nënvlerësoja grupet kriminale që kanë lënë kaq gjurmë. Janë gabimet e tyre që kanë besuar te një platformë sociale, ku kanë lënë aq shumë gjurmë. Kjo platformë është rikuperuar nga partnerët dhe ia kanë dhënë SPAK.
Kanë besuar te platformë, që sipas tyre s’kishte mundësi të dekriptohej. Ajo që është më e rëndësishme është beteja ligjore”.
Top Channel