Banda frymore më e vjetër në vend, pas asaj të Shkodrës, kremtoi 115 vjetorin e saj. Banda Afërdita e qytetit të Elbasanit u themelua në vitin 1917 kur edhe do të jepte koncertin e saj të parë cilësor në publik.
Drejtuesi më jetëgjatë i kësaj bande, plot 25 vite Emin Palluqi u nderuar me titullin “Mirënjohja e qytetit”.
Në nder të kësaj date të rëndësishme në bulevardin e Elbasanit parakaluan dhe performuan banda të vendit bashkë me tingujt e bukur të orkestrave të ftuara nga Bashkitë Durrës, Tiranë, Berat, Mali i Zi, dhe Shkodër.
Kjo datë shënoi një moment të rëndësishëm për historinë dhe trashëgiminë e muzikës së Elbasanit, duke kujtuar me krenari sukseset dhe kontributin e madh të kësaj bande legjendare.
Themeluar në vitin 1917 “Afërdita” nuk është vetëm një ansambël muzikor, por një simbol i rezistencës, përkushtimit dhe artit të muzikës së trashëgimisë së qytetit.
Top Channel