Zhdukja e presidentit të Iranit, qeveria iraniane: Kemi komunikuar me dy persona që ndodheshin në bordin e helikopterit

19/05/2024 20:41

Zyrtarët iranianë kanë folur me dy persona të cilët ndodheshin në bordin e helikopterit të rrëzuar me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi.

Zëvendëspresidenti iranian Mohsen Mansouri tha se nuk bëhet fjalë për një incident serioz duke qenë se kishin arritur të kontaktin disa herë me një pasagjer dhe një anëtar të ekuipazhit.

Mansouri tha se tre helikopterë po fluturonin në të njëjtën linjë ajrore përpara se të humbnin kontaktin me helikopterin e Raisit.

“Ministria e Komunikacioneve dhe agjencitë e tjera të sigurisë kanë identifikuar zonën e incidentit brenda një rrezeje prej 2 kilometrash. Për shkak të kushteve të motit, qasja në zonë është sfiduese,” tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA