Zbuluan veprimin e 36-vjeçares para se të shtrohej në spital, mjekët refuzojnë dhurimin e mëlçisë nga partneri i saj, edhe pse ajo rrezikon të vdesë

19/05/2024 11:57

Një gruaje në rrezik për jetën iu refuzua transplantimi i mëlçisë  me një transplant të ofruar nga partneri i saj.

Ky vendim erdhi pasi ata zbuluan se ajo kishte vijuar të pinte alkool deri ditën që kishte mbërritur në spital, edhe pse kishe kohë që e dinte se ishte në listën e pritjes për transplantin.

36-vjeçarja kanadeze Amanda Husk prej tre muajsh mbahet në jetë nga aparaturat, pasi mëlçia e saj ka dalë jashtë funksionit si pasojë e varësisë së saj nga alkooli.

Partneri i saj Nathan Allen tha: Amanda donte të shfrytëzonte çdo mundësi për t’u siguruar që jeta e saj do të ndryshonte pas transplantit.

Lëvizja tjetër e Allen është të përpiqet ta çojë Husk në Evropë, ku një transplant do të ishte i mundur, por ai ka frikë se ajo mund të mos mbijetojë.

 

Top Channel