Kushtet e këqija të motit! Ende enigmë fati i presidentit iranian, asnjë gjurmë nga helikopteri i zhdukur

19/05/2024 19:08

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur së bashku me helikopterin e tij, për shkak të motit të keq.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për të gjetur liderin e tyre, ndërsa së bashku me të ka qenë edhe ministri i Jashtëm.

Zyrtarët njoftuan se shiu i dendur dhe mjegulla e kanë vështirësuar punën. Dy prej helikopterëve të tjerë që shoqëronin 63-vjeçarin janë ulur në mënyrë të sigurt në destianacion.

Mediat shtetërore, të cilat e konsiderojnë një aksident, raportojnë ndër të tjera se helikopteri është dashur të bëjë një “ulje të vështirë” për shkak të motit.

Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga kufiri me Azerbajxhanin, ku inauguroi një digë së bashku me homologun e tij.

Ahmad Alirezabeigi, një deputet iranian për qytetin e Tabrizit, deklaroi se punonjësit e shpëtimit emergjent nuk e kanë gjetur ende vendndodhjen e helikopterit që mbante presidentin

Top Channel