Tre persona janë arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

Një 41-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Një 58-vjeçar është ndaluar për dhunë ndaj vajzës, ndërsa një 37-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij.

Ndërkohë, Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje, si dhe e ka ngacmuar atë seksualisht.

Top Channel