Turizmi seksual në Shqipëri/ Mjekët: Janë rritur rastet e SST, kujdes nga kontaktet e pambrojtura

18/05/2024 20:58

Shqipëria po shndërrohet në një tjetër destinacion të turizmit, atë të turizmit seksual.

Dukshëm ka një rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme të cilën e konfirmojnë edhe mjekët.

Numri i lartë i rasteve me HIV e renditi Shqipërinë të parën me numrin më të lartë ndër vendet e rajonit. Por  mjekët thonë se ka përhapje në rritje të të gjithë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për autoritetet.

Jeta shthurur nën efektin e substancave narkotike, trendi më i fundit i marrëdhënieve seksuale me të panjohur që i kontaktojnë nëpër rrjete sociale, ka rritur numrin e të rinjve të infektuar.

Personat e infektuar me SST paraqiten tek mjeku në fazë të vonë pasi ende vuajnë stigmën, ndërkohë që pasojat shëndetësore janë që nga steriliteti, dëme në shëndetin riprodhues deri dhe humbja e jetës.

Top Channel