
Dhjetëra djem e vajza te shkollave të ndryshme të Lushnjës kanë çelur ekspozitën e tyre në hollin e muzeut historik.
Eksperiencat e reja po i marrin nga të huajt. Ky piktor ka ardhur nga Peruja dhe po u tregon nxënësve një metode pune, që për ta rezulton e panjohur. Brenda 1 orë Jorge arrin të mbarojë një pikturë.
Jorge Corpuna, ndodhet në Lushnje me koloninë ndërkombëtare të piktoreve. Për të është hera e parë që vjen në Shqipëri.
Ka vende shumë të bukura për të pikturuar Shqipëria, kam që 6 vjeç qe kam nisur te pikturoj, por këtu tek ju më ka bërë përshtypje mikpritja njerëzve, bukuria e natyrës, dhe falënderoj ftesën që më bene miqtë e mi.
Lushnja behet për herë të parë mikpritëse për koloninë ndërkombëtare të piktorëve. Artisteve që dikur vinin vetëm nga Ballkani, u janë bashkuar edhe nga Anglia, Turqia, dhe Peruja, etj.
Top Channel