Rithemelimi vijon të mbajë qëndrime identike me krahun ekstremist grek lidhur me takimin e kryeministrit Rama në fundjavë me emigrantët shqiptarë në Athinë.
Pas deklaratave të Dora Bakojanis apo edhe ish kryetarit të bashkisë së Athinës i cili postoi edhe një foto me djalin e Fredi Belerit, opozita e ka çuar vizitën e kreut të qeverisë në SPAK.
Sekretari për diasporën në PD, Indrit Hoxha, ka depozituar një dosje në Prokurorinë e Posaçme që sipas tij janë prova dhe fakte që implikojnë kreun e qeverisë në abuzimin me taksat e qytetarëve apo edhe detyrimin e administratës për të marrë pjesë në atë takim.
“Drejtues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri kanë mbushur furgonat autobusat kanë detyruar administratën të shkojë në takimin e kryeministrit në Athinë. Kjo është një gjë e patolerueshme për opozitën shqiptare. Kryeministri nuk mund të vazhdojë të manipulojë vjedhë votat e shqiptarëve dhe atë që ka bërë në Shqipëri tashmë kërkon ta bëjë në diasporë. Të gjitha faktet tashmë janë në SPAK. Cilido që ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve do të japë llogari përpara drejtësisë”, tha Hoxha.
Sipas tij “Shifrat kalojnë vlerën mbi 2 milionë eurove që kryeministri do të zhvillojë në të pestat takimet që kryeministri do të zhvillojë, në Athinë, Milano, Londër, Duseldorf për agjendën që ka paraqitur, por përveç vlerës ekonomike ka të bëjë me detyrimin e administratës publike i cili i organizon dhe i çon nëpër këto vende për të mbushur sallat e luksit nëpër këto takime shou në cilësinë e Kryetarit të PS dhe jo të kryeministrit të vendit dhe nuk i kanë asnjë borxh qytetarët shqiptarë se përse duhe të paguajnë nga xhepi i tyre për këto vlera monetare Kryetarin e PS-së”.
Top Channel