“Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë 18/05 23:27
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka larguar nga grupi i komunikimit të Këshillit Kombëtar të PD-së në aplikacionin “WhatsApp” anëtarët që nuk u rizgjodhën deputetë.
Nga fotot e siguruara nga Top Channel, duket se Noka ka hequr nga grupi Helidon Bushatin, Dhurata Çupin, Lefter Gështenjën, Emilia Koliqin, Kreshnik Çollakun, Kasem Mahmutajn, Ferdinand Xhaferrin, Qani Xhafën, Eralda Tasen, Dashnor Sulën.
Shumë prej këtyre ish-deputetëve, shprehën hapur kritikat për rezultatin e PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Top Channel