29/12 02:13
Të paktën 11 besimtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një burrë sulmoi një xhami në Kano të Nigerisë.
Sipas BBC, një burrë dyshohet se spërkati xhaminë me benzinë dhe mbylli dyert e saj para se t’i vinte flakën, duke bllokuar rreth 40 besimtarë. Sulmi u shkaktua nga një mosmarrëveshje familjare për ndarjen e trashëgimisë.
Policia thotë se ka arrestuar autorin e dyshuar, 38-vjeçar. Incidenti ndodhi kur njerëzit po ndiqnin lutjet e mëngjesit të mërkurën në zonën Gezawa të Kano.
Pasi dëgjuan shpërthimin, fqinjët nxituan për të ndihmuar të bllokuarit brenda, ndërsa ekipet e shpëtimit u vendosën menjëherë në gatishmëri.
Top Channel