Me thikë në bark dhe e mbuluar në gjak, detaje nga vrasja e gruas në Athinë! Autori është shqiptar, viktima kishte bërë denoncim për…

16/05/2024 07:58

Një 40-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në në zonën Menidhi të Athinës.

Ajo u gjet nga autoritetet me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Pas identifikimit të shqiptares, policia ka nisur kërkimet në të kaluarën e saj, duke kërkuar prova që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Provat paraprake tregojnë për një histori të dhunës në familje, ku viktima dyshohet se ka bërë dhe një denoncim në polici.

Autori i dyshuar është shqiptar dhe nuk kanë fëmijë. Policia i kishte thënë të largohej nga banesa, por viktima nuk kishte pranuar dhe ishte rikthyer në banesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA