“Donim të laheshim në Bënjë e s’kishim ku ndërroheshim”, Auron Tare tregon përshtypjet e ish ushtarakut të lartë britanik: Shkuam nëpër shkurre, edhe tualetet mungonin

16/05/2024 12:09

Nga Auron Tare

“TOO MUCH SHIT MY FRIEND”

Javën e shkuar ishte për një vizitë turistike në Jugun e Shqipërisë, nje familje britanike e cila për gati 30 vjet ka qenë një nga miqtë tanë të vërtetë të Butrintit.
Ndonjë herë tjetër do të shkruaj për këta njerëz që ndihmuan shqiptarë ne ditet shume te veshtira dhe ku vila e tyre ne Korfuz ishte nje oaz i promovimit te kultures shqiptare.

Por të kthehem tek vizita javën e shkuar. Me vete kishin edhe disa miq të vjetër që vinin për herë të parë në Shqiperi.
Shkuan mes të tjerash edhe në Bënjë apo në një nga pikat turistike të njohura të Jugut.

Bënja, dikur ka qenë një oaz i vërtetë natyre. Me një rrugë të ruajtur me kalldrëm që gjarperonte midis pemëtoreve të gjelbëruara përmetare. Pa mbritur tek Banjat e famshme, është apo më mire të them ishte Mulliri l famshëm i Mato Grudës së filmit të njohur.

Kur mbrrije në Bënjë, menjëherë të binte në sy Ura e bukur e periudhës Otomane që ende nuk i është vënë ndonjë dorë restaurimi. Vite më parë ishte një vend i qetë ku banorët e zonës vinin për tu lare apo për piknik. Një vend idilik i paster dhe nga me te bukurit ne Jugun shqiptar.
Vitet e fundit Bënja ka pasur disa ndërhyrje estetike “për hir të turizmit”

Rruga e bukur me kalldrëm u mbulua nga asfalti. Në hyrje të banjave vendi u zgjerua dhe u ndertuan parking per Kamperet e turisteve.
U prishën nja dy barake druri të cilat në mënyrë modeste të jepnin mundësinë të ndroheshe përpara se të laheshe dhe të merrje një kafe.
Këto barake druri janë zëvendësuar me disa godina alpine të cilat që kur u ndërtuan nuk janë hapur asnjë herë. Se përse moda alpine e sjellë në Bënjë vetëm ata që kane hedhur paratë e dinë. Ndërkohë kamperat e huaj pjekin mish derri të sjellë nga supermarket e Gjermanise dhe pinë birrë Holandeze që e kanë sjellë me vete.
Asnjë, dmth 0 ndikim ekonomik në zonë nuk ka pasur kjo ndërhyrje disa milion euroshe e cila e ka kthyer dikur oazin idilik të Bënjës në një Disni land ku me mijra të huaj dhe vendas gjatë verës futen në banjat termale si derkucët në llucë.

Që të mos zgjatem, i pyes miqtë e mij se si ju duk vizita ne Benje. “Too much shit my friend” me tha njeri prej tyre duke qeshur.
Urdhëro, I thashë se nuk po e kuptoja. Shkuam më tha dhe donim të laheshim por nuk kishte se ku të ndroheshim. U detyruam të futemi nëpër shkurre. Pas shkurreve ishte një llahtar , dukej se të gjithë që shkonin në Bënjë dhisnin nëpër shkure se nuk kishte një banjë.
Nuk qeshja dot. Zotëria që më përshkroi vizitën e tij në Bënjë kishte qënë Field Marshal i Britanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA