Komisioni për TIMS kërkoi që ish-drejtoi i IT së Policisë të dëshmonte para anëtarëve, Prokuroria jep përgjigjen për Ervin Muçën

15/05/2024 17:18

Pas kërkesës për të dëshmua në Komisionin Hetimor Parlamentar të TIMS të ish-drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, nën hetim, Prokuroria ka dhënë aprovim.

Ishte kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji, i cili lexoi kthimpërgjigjen e Prokurorisë, ku ndër të tjera thuhet se për shkak të ruajtjes së hetimit, marrja në pyetje e Muçës, do të duhet të bëhen në disa pjesë, pa praninë e mediave.

Kujtojmë se Muça dyshohet se ka bërë ndërhyrje të paautorizuar në sistemin tim, kur ishte në detyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA