Plagët nuk i janë mbyllur, por i ka kyçur për të vazhduar përpara. Po aq të rënda sa plagët duket se janë edhe fjalët që i ka thënë e ëma, kur ajo iku për herë të parë nga bashkëshorti me djalin vetëm 3 vjeç.
‘Unë nuk mund t’ia fal sa të jem gjallë dhe ia kam thënë mamit, sepse në një moment kur kam ardhur e copëtuar në fytyrë dhe e gjymtuar dhe ky zotëria i tha që u vra tek këndi i lojërave mamaja i tha: unë me një vajzë të divorcuar në shtëpi do zë krevatin, më mirë të vdes se e e kam për turp dhe më nxori nga shtëpia e më gjetën një shtëpi me qira në qytet’ u shpreh denoncuesja, Ana.
Një vajzë e kthyer në familjen e prindërve është një problem shumë i rëndë. Kështu që prindërit e heqin këtë barrë nga vetja sepse nuk e durojnë dot ndoshta kafshatën e ndajnë me të as që diskutohet por këto pjesët e tjera nuk I durojnë dot prindërit shqiptar. Atëherë zgjedhin që të rrinë më vete dhe vajza të vazhdoj atje dhe të vazhdojë të dhunohet duke e ditur edhe prindërit por turpin nuk e durojnë.
Megjithëse sërish ata ia paguan qiranë dhe e ndihmuan disa kohë për rritjen e fëmijëve, mentaliteti ka qenë një gur i rëndë për familjen e saj.
“Dhe më thotë që edhe nëse të vret burri unë jam me kokën lart se do të të qaj tek shtëpia e burrit. mami im ndoshta e ka harruar që e ka thënë, por unë nuk mundem”.
‘Nëse edhe dy vite pas divorcit unë do ti thoja se do të kthehesha sërish tek ish burri ajo do të vdiste në ato momente e lumtur’ u shpreh denoncuesja, Ana.
Sot, Ana po përpiqet të rifillojë nga e para. Fëmijët që tashmë janë rritur, janë larguar në emigracion. Ajo, ka një mesazh për të gjitha gratë.
‘Gratë duhet të flasin, qoftë edhe në rrugë siç dola unë atë ditë, që unë e pata një Alma, që unë e pata bosht atë ditë që unë të kapesha dhe të orientohesha. të mendojnë, të denoncojnë…’ u shpreh Ana, denoncuese.
Top Channel