Gjekmarkaj e Bardhi bëjnë çështje procesin e Berishës për korrupsion në Bundestagun gjerman: Kërkuam monitorim ndërkombëtar për SPAK

15/05/2024 13:23

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi zhvilluan një takim në Bundestag me Josip Juratoviç, Kryetar i Grupit të Miqësisë, Shqipëri -Gjermani dhe me z.Tomas Haker, Zv.Kryetar.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se “ opozita kërkon Qeveri Teknike si në Greqi apo Maqedoni meqenëse klima e mirëbesimit mes palëve është cenuar, mundësisht futjen e saj në kushtetutë”.

“I informova bashkëbiseduesit për arrestimin e Liderit të Opozitës, Prof.Dok. Sali Berisha, person me emrin e të cilit lidhen disa arritje madhore te vendit tonë si pluralizmi, shteti i së drejtës, Shqipëria në NATO dhe pa viza, marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, modernizmi i infrastrukturës, mos ndryshimi i kufijve te Kosovës. Kërkova që ky proces të monitorohet ndërkombtarisht.Një politikani nuk mund ti mohohet përfaqësimi pa vendim gjykate të formës së prerë siç e tha dje edhe një personalitet europian z.Elmar Brok në Tiranë”.

Sipas Gjekmarkajt “Cenimi i legalitetit të Opozitës duke marrë peng vulën dhe simbolet e saj, kërkon një reagim ndërkombëtar në mënyrë që drejtësia të shprehet, të dale me një vendim në mënyrë që Opozita të shkojë në zgjedhje në kushte relativisht të barabarta dhe jo me këmbë, gojë e duar të lidhura! E gjej të nevojshme ti rikthehem kërkesës që Bundestagu të riaktivizojë misionin e saj faktmbledhës i cili ka patur gjykimet më të sakta se asnjë vend tjetër për Shqipërinë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA